Marko Gjuriqi ose “aventuristi nga Mitrovica”

Drejtori i Zyrës për Kosovën Marko Gjuriq në Kuvendin e Serbisë ka marrë shumë kritika. Ai është fajësuar pse në mbledhjen e Këshillit për Kosovës, kur është raportuar për punën e vjetme të Zyrës për Kosovën nuk ka raportuar vetë si shef i saj, por zëvendësi i tij Dushan Kozarev, transmeton Koha.net.

Deputeti nga “dveri” Boshko Obradoviq duke kërkuar arsyen pse mungon Gjuriq, e ka quajtur atë aventurist nga Mitrovica.

Ai në vazhdim është ankuar për buxhetin e vogël të Serbisë në Kosovë ka thënë se atje vjet janë ndarë pak mbi 42 milionë euro, përcjell kossev.

“Gjithnjë e më shumë po rrumbullakohet pavarësia e Kosovës dhe në këtë po ndihmon qeveria me punën dhe mospunën e vet”, ka thënë Ristiq duke përfunduar se nuk po shihet se çfarë po bën Serbia që Kosova të mbetet në kuadrin e Serbisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme