Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se do të organizojë sot në ambientet e Kuvendit, tryezën e titulluar “Zgjidhja nëpërmjet zgjedhjeve”, ku do jenë të ftuara subjektet politike në Kosovë.
Sipas VV-së në këtë tryezë do të synohet arritja e koncesusit për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme në vend.
Tryeza të tilla gjatë javëve të kaluara kishin organizuar PDK-ja dhe LDK-ja, shkruan lajmi.net
Deri më tani konfirmim për pjesëmarrje në këtë tryezë ende nuk ka dhënë përtia e Kadri Veselit.
Kurse AAK-ja dhe Nisma kanë bërë të ditur se do të marrin pjesë, por që nuk do të pajtohen për zgjedhje të parakohshme.