Agron Borovci zëdhënës i Policisë për rajonin e Prishtinës, ka thënë për lajmi.net se të lënduar kanë mbetur shoferi i njërës nga veturat, dhe një këmbësore.
“Rreth orës 18:00 është raportuar për një aksident trafiku në rrugën Ukshin Hoti. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga vendi i ngjarjes është kuptuar se dy vetura janë të përfshira në aksident. Deri meë tani është bërë e ditur se vozitesi i njërës veturë si dhe një këmbësore që atë moment ishte duke kaluar rrugën kanë marrë lëndime trupore”, ka thënë Borovci.
Policia e trafikut po vazhdon me hetimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident. /Lajmi.net/