E shtune, 29 Tetor 2016 – Sakte.net
Qeveria e Kosovës po vazhdon të mos e finalizojë procesin e riformatizimit të kabinetit qeveritar. Ende nuk ka një plan të qartë se a do të pakësohet numri i ministrive dhe kush do të emërohet në ministritë që po vazhdojnë të jenë bosh, shkruan Gazeta Express.
Këshilltari i Kryeministrit, Faton Abdullahu tha se në këtë fazë nuk mund të përgjigjemi me konkretizime.
Megjithatë,sipas tij çdo gjë po shkon në drejtimin e duhur. “ Mund të themi se gjërat janë duke u zhvilluar në drejtimin e duhur dhe kjo pos të tjerash është determite e bashkëpunimit konstruktiv të paleve së koalicionit” ka shtuar ai.
Ndërkaq emërimi i Ramiz Kelmendit në postin e zv.kryeministrit ishte një proces i mbyllur për median nga ana e qeverisë. Vetëm pasi u emërua qeveria njoftoi me anë të një komunikate.
Në media ka pasur pretendime se Ministrja për Dialog, Edita tahiri do të emërohet në postin e Ministres së Integrimeve Evropiane por kjo e fundit tha për Express se nuk ishte në dijeni këtë çështje.