Kujdes! Çdo e teta grua është e rrezikuar nga kanceri i gjirit

E shtune, 29 Tetor 2016  –  Sakte.net

Qindra qytetarë dhe personalitete të ndryshme iu kanë përgjigjur sot ftesës për ecjen simbolike kundër kancerit të gjirit në kryeqytet. Ata thanë se zbulimi i hershëm, përmes kontrolleve të rregullta mjekësore, duhet të bëhet pjesë e kulturës tonë familjare, sepse kjo është mundësia më e mirë për ta luftuar këtë sëmundje.

Kjo ecje e cila është bërë tanimë tradicionale në vendin tonë, edhe në këtë vit zuri vend në të gjitha sheshet e kryeqytetit.

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga u bëri apel të gjitha grave të prekura nga kanceri i gjirit, që t’i kushtojnë vëmendje shëndetit, ashtu siç kujdesen edhe për të dashurit e tyre.

“Kanceri i gjirit mund të prek gjithsecilin prej nesh në Kosovë, fatkeqësisht çdo vit po regjistrohen mesatarisht 300 raste të reja të prekura nga kanceri i gjirit, që i bije që në çdo 8 gra, një nga ne është e rrezikuar. Mënyra e vetme për të ndaluar këto sëmundje, është zbulimi i hershëm përmes kontrolleve të rregullta mjekësore, të cilat urgjentisht duhet të bëhen pjesë e kulturës tonë, dhe në asnjë rrethanë ne nuk duhet ato t’i neglizhojmë. Andaj sot dhe gjatë këtij muaji kur po mobilizohemi edhe si familje, edhe si shoqëri për të ngritur vetëdijen për rrezikun e kësaj sëmundje në komunitetin dhe në rrethin tonë, iu bëjë apel që t’i kushtoni vëmendje shëndetit tuaj”, tha Jahjaga.

Në këtë fushat nuk mungoi as kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili me këtë fjalim inkurajoi shumë gra dhe tregoi për memografitë falas që mund të bëhen në dy qendrat e mjekësisë familjare në Prishtinë.

Kurse, organizatorja e kësaj ecje simbolike, Nafije Latifi nga organizata joqeveritare Jeta/Vita, tregoi që janë bërë shumë përpjekje që njerëzit të kenë më shumë informata se si mund të zbulohet dhe të trajtohet sëmundja e kancerit të gjirit dhe si të fitohet beteja me këtë sëmundje.

Ndryshe, muaji tetor i përkushtohet i ndërgjegjësimit kundër luftës së kancerit në të gjithë botën, për të ngritur vetëdijen shoqërore për rrezikun e kësaj sëmundje.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme