Zejd Rexhepi: BESA është forca dhe shpresa e vetme e shqiptarëve të Maqedonisë

Anëtari i kryesisë qendrore të Lëvizjes BESA, Zejd Rexhepi paralelisht me angazhimet e tij në terren për fuqizimin e kësaj partie ka shprehur edhe bindjen se së shpejti realiteti politik në Maqedoni do të ndryshojë.

“Lëvizja BESA është dhe mbetet forca dhe shpresa e vetme e shqiptarëve të këtij shteti dhe më meritori për këtë sukses është udhëheqësi dhe kryetari i saj dr.Bilall Kasami”, ka shkruar, Rexhepi.

Përndryshe, në të gjitha sondazhet e fundit Lëvizja BESA është në garë të ngushtë me BDI – në. Në kohët e fundit janë intensifikuar rreshtimet e intelektualëve dhe personaliteteve të ndryshme të rëndësishme në Maqedoni përkrah kësaj partie e cila brenda një kohe të shkurtër pati një rritje të hovshme dhe zgjerim në të gjitha zonat shqiptare./Sakte.net

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme