Ministri gjerman i Transporteve urdhëroi sot tërheqjen e menjëhershme në të gjithë Europën të 774.000 automjeteve të prodhuara nga Mercedes-Benz, të pajisura me aparatura që mashtrojnë mbi nivelin e ndotjes.
Daimler konfirmoi këtë tërheqje në një komunikatë, duke u shprehur se “kërkon të qartësojë çështjet ligjore të lidhura me këtë procedurë të një madhësia të jashtëzakonshme”, përcjell Atsh.
Modelet kryesore që preken janë furgonët “Mercedes Vito” dhe modeli SUV “class GLC” dhe modeli “class C”, nga të cilat 238 000 lëvizin në Gjermani.