Sela: BDI e shiti diasporën, mos u mashtroni bashkëatdhetarë

Kryetari i LR-PDSH, Ziadin Sela ka shkruar në profilin e tij se si BDI ka shitur diasporën shqiptare me marrëveshjen e fundit, ndërsa tani vepron gjoja se ka interesim për ta, informon INA. Sipas tij, ky mashtrim nuk do të kalojë kësaj radhe tek diaspora.

Ja postimi i plotë në facebook:

A nuk ju duket i cuditshem gjith ky interesim i papritur i BDI-se, per voten e diaspores shqiptare? Mua aspak! Ktheni kujtesen vetem per nje cast, ne gjithe procesin e bisedimeve ne lidhje me te ashtuquajturen Marveshje te Perzhinos dhe do i gjeni te gjitha pergjigjet. BDI, jo qe nuk e mbrojti por dha kontribut te drejtperdrejt, bashkarisht me VMRO-DPMNE dhe LSDM, qe diaspora shqiptare , te hiqet nga lista e votuesve. Nje pjese te tyre duke i fshire, ndersa nje pjese duke i shenuar me nje “yllzi” , pas emrit dhe mbiemrit. Kameleonet do tua kishin zili, aftesive pershtatese qe keto sajesa blu, kane ndaj rrethanave te reja te krijuara…
Dhe teksa zgjedhjet e parakohshme parlamentare duken ne horizont, papritur BDI del me qendrim se do te grumbullojne dymbedhjet deri ne pesembedhjet mije votues ne diaspore per deputetin e diaspores! Tani “grumbullon” ata qe dje i fshiu?! Ne fakt me kete gjest BDI mundohet qe shqiptaret e diapores, ti mbaj larg zhvillimeve politike qe ndodhin brenda, ketu ne Maqedoni. BDI e din se shqiptaret e diaspores, nuk jane kontigjenti i votuesve te cilin ata mund ta friksojne dhe as ta shantazhojne. Ata nuk e japin voten ne kembim te ndonje vendi pune. Diaspora nuk ben pjese ne numrat qe BDI llogarit,shumzuar per tre ose pese qe te nxjerrin edhe nje fitore te radhes. Ne fakt BDI harron se edhe numrat shumzuar per tre(sipas tyre) mezi presin ta denojne BDI-ne. Do e denojne sepse, administrata shqiptare nuk jane numra qe mund te shumezohen sipas llogarive te shtabeve te tyre partiake, por jane djem dhe vajza shqiptaresh qe perjetojne perdite shtypjen, degradimin dhe diskriminimin qe VMRO bashke me BDI-ne ua bejne ne institucionet ku ata punojne. Me mire se gjithkush tjeter do dine te shumzojne deshtimin dhe humbjen e BDI-se.
Lojrat e BDI-se tanime jane mire te njohura, ata me qellim qe diaporen ta mbajne jashte Maqedonise diten e zgjedhjeve kane angazhuar lajmetaret e gjenjeshtres dhe mashtrimit, per te “sensibilizuar” diasporen qe te regjistrohen ne listat e votuesve per deputetin e diaspores dhe qe me automatizem do te rezulton, me fshirjen ketu nga lista e votimit dhe vazhdim i misionit te nisur ne Perzhine. Dhe keshtu permbyllet kriza e radhes ashtu sic permbyllen krizat cdo here ne Maqedoni. Faturen si cdo here e paguajne shqiptaret.Nisi si krize me 300 000 votues fiktiv maqedonas dhe qe po perfundon, me fshirjen e qindramijera shqiptareve te diaspores. Por votuesi eshte edhe shtetas, dhe keshtu merr kuptim dhe plotesohet mozaiku i deshtimit te regjistrimit te vitit 2012 dhe kurdisjes se nje regjistrimi te ri, te rreme, qe synon qe te mbaj te fshehte raportet ndermjet etnive ne Maqedoni.
Prezenca e diaspores shqiptare diten e zgjedhjeve ketu ne Maqedoni nga ana tjeter mobilizon edhe shqiptaret qe jetojne ketu per te dal masovikisht dhe per te denuar kete politik te BDI-se, te papare ndonjehere ne raport me shtypjen, mjerimin dhe deshprimin qe u ka sjell shqiptareve. Prandaj BDI synon qe te mbaj sa me larg shqiptaret qe do e denonin ate! E kush me shume se diapora shqiptare don te denoj politikisht BDI-ne? Joshja e diaspores me gjoja mundesine e zgjedhjes se nje deputeti shqiptar te diaspores tanime nuk mban, aq me teper qe BDI ka genjyer ne dy cikle zgjedhore radhazi diasporen shqiptare, me deputetin e diaspores e qe me pas i ka dhuruar te tre deputetet, VMRO- DPMNE-se.
Prandaj, te dashur vellezer dhe motra qe jetoni ne diaspores, ju bej apel, mos paraqiteni si votues atje, por (brenda mundesive), mobilizoheni dhe ejani bashke me familjet e juaja dhe vototni ketu, ne Shkup, Tetov, Kumanove, Kercove, Gostivar, Diber, Oher, Manastir, Prespe, Dollnen, Struge…
Votoni ne Lagjen e Trimave dhe per Lagjen e Trimave, votoni ne Sopot dhe per shqiptaret e Sopotit. Vototni krah per krah me Bedrine, me familjaret e shqiptareve te pafajshem te procesit Monstra, votoni Femine e Zeqirajve nga Radishani ne emer te pragut te kesaj shpije. Votoni ketu dhe mobilizoni sa me shume dashamir kur te vini, sepse atje eshte e rrejshme ketu eshte e vertete edhe vuajtja por edhe nevoja per ndryshim.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme