Komisioni Parlamentar për Media miratoi projektligjin për RTK-në

Anëtarët e Komisionit Parlamentar për Media të Kuvendit të Kosovës, kanë votuar pro Projektligjit për Transmetuesin Publik të Kosovës, bën të ditur RTK.

Ky projekt ligj për një kohë është diskutuar nëpër Komisionet e Kuvendit të Kosovës. Të gjitha partitë të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, i kanë thënë po këtij projekt ligjit, me përjashtim të VV-së.

Ligji për transmetuesin publik të Kosovës, është paraparë të hyjë në fuqi në vitin 2019, pasi që të votohet edhe në Kuvendin e Kosovës.

Me këtë ligj do të zgjidhet edhe çështja e financimit të RTK-së.

Më herët edhe Sindikata e Punëtorëve e RTK-së kërkoi nga anëtarët e Komisionit Parlamentar për Media që të shpejtojnë procedurat për miratimin e ligjit të RTK-së.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme