Sejdiu: Kjo politikë na solli 40 për qind papunësi

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Dardan Sejdiu ka drejtuar kritika të ashpra ndaj koalicionit qeverisës aktual në Kosovë, PDK-LDK.

Sejdiu tha se këto dy vite të qeverisjes LDK-PDK, është vetëm vazhdimësi e qeverisjes së tyre këto 16 vitet e pasluftës.

“Kapje e pamëshirshme e aseteve përmes privatizimit, pasurisë përmes tenderëve dhe vendeve të punës përmes kapjes së institucioneve, si profit për vete, ndërsa koncesionet karshi Serbisë si instrumenti politik për të siguruar mbijetesën politike që mundëson të parën, pra pasurimin”, ka thënë Sejdiu.

Ai ka thënë se në secilin sektor, duke përfshirë atë të drejtësisë, zhvillimit ekonomik, mirëqenies së qytetarëve dhe të tjera fusha, kjo qeverisje ka pasur dështime të njëpasnjëshme

“Në ekonomi, sjellin Ligjin për Trepçën, i cili nuk bënë asgjë më shumë se trasimin e terrenit për privatizim, e rrjedhimisht pasurim të tyre, e deindustrializim të mëtutjeshëm. Pra, asgjë e re, asgjë ndryshe, thjeshtë vazhdimësi e politikave që nuk sjellin zhvillim e punësim, por pasurim e asete për ta dhe miqtë e tyre”, ka thënë Sejdiu.

Sejdiu thotë se politika në Kosovë që nga viti 2001 ka sjellë një papunësi prej 40 %.

“Politika që implementohen që nga viti 2001 e që na sollën në 40% papunësi, 30% varfëri, 18% varfëri të skajshme e raport tregtar negativ ku importojmë 12 herë më shumë se që eksportojmë, ndërsa partneri kryesor tregtar, shteti prej të cilit vazhdojmë të importojmë më së shumti mallra është Serbia”, është shprehur ai.

Sejdiu është shprehur i bindur se Lëvizja Vetëvendosje, është organizata e vetme politike, jo vetëm në trojet shqiptare, e cila ndali të keqen që i kanosej kësaj Republike prej pozicionit opozitar.

Këto deklarata Sejdiu i ka dhënë gjatë mbledhjes së Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme