Findley:Liberia nuk e njeh Kosovën e pavarur, pret epilogun e bisedave me Serbinë

Liberia e ka tërhequr njohjen e Kosovës në mënyrë që përmes procesit paqësor, përmes dialogut që e përkrah BE-ja, të arrihet te zgjidhja, ka deklaruar për RTV-në e Serbisë shefi i diplomcisë së Liberisë, Gbezongar Milton Findley.

“Ne konsiderojmë se rajoni duhet të merret me këto çështje të konfliktit. Për këtë arsye, ne dëshirojmë ta identifikojmë këtë proces dhe ky proces duhet të shpie te zgjidhja, e zgjidhja është ajo që do të përcillet nga Liberia”, ka thënë Findlay për rts, transmeton Koha.net.

“Edhe Kosova e edhe Serbia duhet të kalojnë përmes këtij procesi që është proces paqësor, jo i dhunshëm. Liberia nuk beson në dhunë dhe duhet të vazhdojmë të mbështesim iniciativat paqësore, e kjo iniciativë mund të arrihet përmes dialogut, të cilin BE, natyrisht e përkrah”, ka thënë ai

Findley ka thekuar se Liberia aktualisht nuk e njeh Kosovën e pavarur, por pret ta njohë vendimin që do të dalë nga negociatat.

“Qeveria e Liberisë ka marrë pozicionin se do ta njohë vendimin që merret. Ne e kemi njohur pavarësinë Kosovës në nivel ambasadorësh, pastaj e kem i tërhequr dhe kemi thënë: Kaloni në procesin paqësor dhe cili që të jetë epilogu , ne do gta njohim atë vendim”, ka thënë Findlay.

© KOHA.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme