Është e nevojshme mbajtja takim ti në nivelin më të lartë në mënyrë që të fillojë procesi i normalizimit me Kosovën, ka thënë kryetari i Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë Milovan Drecun, në prag të vazhdimit të dialogut ndërmjet kryetarëve Vuçiq e Thaçi, transmeton Sakte.net.
Drecun në një intervistë për agjencinë e lajmeve FoNet, ka thënë se SHBA-ja në këtë fazë nuk e kërkon njohjen formale, por nga Serbia pret që të mos e pengojë anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Ai ka theksuar se shqiptarët dhe Perëndimi janë kundër ngrirjes së konfliktit dhe ka shtuar se nuk mund të priten ndryshime drastike në marrëdhëniet gjeopolitike të fuqive ashtu që në Ballkan të ndryshojnë thelbësisht gjërat.
“Duhet ulur në biseda dhe duhet gjetur zgjidhjen përfundimtare për statusin e Kosovës, por marrëveshja për të nuk mund të jetë e njëanshme, në dobi të njërës e në dëm të tjetrës”, citon FoNet të ketë thënë ai, transmeto Koha.net.
Drecun nuk ka treguar se cili do të ishte kompromisi i Serbisë për Kosovën.
“Është herët të flitet për këtë”, ka thënë ai.
Sipas tij, për zgjidhje përfundimtare të statusit të Kosovës, duhet të deklarohen qytetarët përmes referendumit.