Dukagjin Gorani, nga “foleja e gjarprit” në ballë të revolucionit!

Fillimisht ai kishte demantuar zërat se do t’i bashkohej Lëvizjes Vetëvendosje. Por, jo shumë kohë më vonë, Dukagjin Gorani u bë pjesë e Vetëvendosjes! Nga sot ai është edhe njëri prej personave më të rëndëishëm në këtë lëvizje, anëtar i kryesisë.
Dukagjin Gorani për dy mandate ishte këshilltar i Hashim Thaçit gjatë kohës sa ai ishte kryeministër.
“Partitë politike duhet të jenë uniromë. Partitë politike ekzistojnë si uniformë përndryshe s’jon parti politike. Partitë politike nuk janë organizata të laryshisë totale. Realisht janë grupe bashkëmendimtarësh, kështu që s’kemi nevojë me qenë bashkë nëse nuk mendojmë njëjtë”, kishte shpjeguar qëndrimin e tij për t’u bërë pjesë e Vetëvendosjes, Gorani.

Ndërkohë, para se të ishte pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, në cilësinë e analistit të pavarur, Gorani deklaronte se opozita i ka renditur në mënyrë të gabuar kërkesat e veta sepse, menjëherë në fillim, nuk mund të kërkohet tërheqja e Marrëveshjeve të arritura me Serbinë, me 25 gusht, në Bruksel. Sipas tij, Maqedonia mund shërbejë si model për daljen nga kriza.
“Në Maqedoni ishte shkaktuar humbja sistematike e legjitimitetit të pushtetit, për shkak të skandaleve të mëdha dhe në fund, ‘qorr-sokak’-u i krijuar është dashur të përzgjidhet përmes shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme, për 6 apo 7 muaj. Mendoj që një situatë e ngjashme ekziston në Kosovë. Mendoj që patjetër duhet të rivendoset legjitimiteti përmes zgjedhjeve dhe ato zgjedhje nuk duhet të mbahen brenda 45 ditëve apo një muaji. Mendoj që duhet një hapësirë shumë më e madhe kohore që të mund të manovrojnë subjektet politike dhe që të mund të rirreshtohen dhe rigrupohen dhe ta ri-mendojnë veten, ashtu që zgjedhjet të mos jenë vetëm formalitet elektoral ose formalitet burokratik por le të përpiqen të jenë përpjekje për ndryshim strukturor të mendësisë së pushtetit në vend”, kishte thënë Gorani.

Në deklarimet e fundit deputetit i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka paralajmëruar se veprimet e Vetëvendosjes do të radikalizohen edhe më tej nëse provohet të ratifikohen marrëveshjet me Serbinë. Edhe kryetari i kësaj Lëvizje, Visar Ymeri ka ftuar strukturën për mobilizim në parandalimin e marrëveshjeve. Mbetet të shihet se cili do të jetë roli i ish këshilltarit të Hashim Thaçit, tani anëtar i kryesisë qendrore të Lëvizjes Vetëvendosje, Dukagjin Goranit./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme