Ivanoviq nuk u vra nga shqiptarët

Dorasit e vrasjes së ish-liderit të serbëve të Kosovës, Oliver Ivanoviq, nuk janë në mesin e komunitetit shqiptar, sipas rezultatit të hetimeve që janë kryer deri më tani nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Burime të “Kohës Ditore” brenda institucioneve të drejtësisë kanë bërë të ditur se dyshimet përfundimisht janë orientuar ndaj grupeve kriminale të serbëve në veri të Mitrovicës. Megjithatë, ende nuk ka individë të dyshuar brenda grupeve.

Deri më tani, Prokuroria ka intervistuar një mori dëshmitarësh, të cilët po sipas burimeve, nuk është se kanë dhënë ndonjë informatë të rëndësishme, që do të çonte në zbardhjen e kryerësve të këtij akti.

Sa i përket gazetarit të pavarur serb, Stefan Cvetkoviq, i cili ka deklaruar se ka informacione për zbardhjen e këtij rasti, pas intervistimit ditë më parë nga Policia e Kosovës, sipas burimeve të gazetës, nuk ka dhënë ndonjë fakt konkret, por vetëm çfarë ka dëgjuar nga të tjerët.

Oliver Ivanoviq është vrarë më 16 janar të këtij viti. Ashtu siç ka raportuar policia, ai është qëlluar prapa shpinës me gjashtë plumba, para zyrës së tij në veri të vendit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme