Gruaja e kriminelit serb, Sllobodan Milosevic, është dënuar me burg.
Gjykata në Beograd ka dënuar me burg Mirjana Markovicin, gruan e kriminelit dhe diktatorit serb, Sllobodan Milosevic, transmeton gazetametro.net
Ajo është dënuar me një vit burg.
Markovic akuzohej se ka pasur ndikim në anëtarët e komisionit qeveritar në ndarjen e paligjshme të banesave në vitin 2000.
Bashkë me të janë dënuar edhe disa ish-zyrtarë të Qeverisë së Serbisë.
Ndryshe, ajo për shtetin e Kosovës kishte thënë se është krijuar brenda natës nga fuqitë e mëdha dhe se jetëgjatësia e shtetit varet nga mbështetja e shteteve të fuqishme që e krijuan atë