‘Krashasimi i Kosovës me Palestinën nga Thaçi përbën rrezik’

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ditë më parë tha se do të mbetemi si Palestina nëse humbim kohë pa konsensus.Por, këtë deklaratë, udhëheqësit e opozitës po e konsiderojnë të rrezikshme.

Pas reagimit të VV-së për këtë çështje, edhe shefi i GP të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se krahasimi i Kosovës me Palestinën është shumë i dëmshëm për pozicionin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

“Secili proces i pakushtëzuar ndaj rendit tonë kushtetues dhe secili krahasim me shtetësinë e Palestinës përbën naivitet politik të rrezikshëm dhe është skajshmërisht i dëmshëm për pozicionin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës”, ka thënë Hoti në një postim në Facebook.

Hoti tha se Presidenti i Kosovës, i paautorizuar për të udhëhequr dialogun me Serbinë, ka marrë pjesë në takimin e parë ku, sipas tij, “ai i hoqi të gjitha vijat e kuqe në tavolinën e dialogut me kontestuesit e shtetësisë sonë”.

Ai thotë se për LDK-në, shtetësia e Kosovës ka marrë zgjidhje përfundimtare gjatë Procesit të Vjenës, ka marrë formë me Deklaratën e Pavarësisë dhe ka marrë legjitimitet ndërkombëtar me Deklaratën e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

“Prandaj, është e domosdoshme që Kuvendi i Kosovës, përfaqësuesit e qytetarëve në Kuvend urgjentisht të vendosin vijë të kuqe për Presidentin që, i paautorizuar, ka marrë në dorë fatet e vendit”, theksoi shefi i GP të LDK-së, Avdullah Hoti.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme