Analisti politik, Nexhmedin Spahiu, ka thënë se ish-presidenti i ndjerë Ibrahim Rugova, poresidenti aktual Hashim Thaçi dhe avokati Azem Vllasi, janë tri personalitetet që kanë shënuar katër dekadat e fundit në Kosovë.
Sipas Spahiut, këta të tre posedojnë filozofitë dominuese në Kosovë. Për Rugovën ai thotë se kishte filozofinë e bariut, e për Thaçin thotë se po udhëheqë Kosovën me filozofinë e cubit, ndërsa për Vllasin ai thotë se ka udhëhequr Kosovën në filozofinë e bujkut.
Spahiu duke marrë si shkas filozofitë e këtyre tri personaliteteve, thtë se nuk është e habitshme që ato dominuan në vend, kur profesionet dominante të shqiptarëve janë cubëria, bagëtia e bujqësia.
“Kur ndalet e mendon njeriu, sheh se tri profesiont dominante të shqiptarëve janë: cubëria, bagëtia e bujqësia atëherë nuk ështe e habishme që këto filozofi dominuan Kosovën në 4 dekadat e fundit”, ka shkruar ai në profilin e tij në rrjetin shoqëror “Facebook”
Shkrimi i tij i plotë në “Facebook”:
Tri personalitetet që shënuan 4 dekadat e fundit në Kosovë janë Azem Vllasai, Ibrahim Rugova, dhe Hashim Thaçi. Te tre keta posedojnë filozofitë dominuese në Kosovë.
Azem Vllasai ka udhehequr Kosovën me filozofinë e bujkut. (Zaten edhe baba i tij këtë e ka vërejtur herët dhe nuk ka dashtë me lanë me shku në shkollë deri sa ka pa se është nxënës shembullor se ka menduar se është i mirë për bujk.). Azemi ka pasur durimin që të pret që proceset politike të piqen, t’i japin frytet e tyre qe pastaj t’i vjelë ato. Në fakt frytet kryesore politike ia hëngri të verdha Millosheviqi të cilit më vonë iu mpinë dhëmbët).
Ibrahim Rugova kishte filozofinë e bariut. Per bariun koha nuk ka rendesi, për të e rëndësishme është me e ruajtë grigjen. Dhe Rugova në kohën e kasaphanës ballkanike arriti ta ruaj grigjen (popullin e Kosovaës) me viktima minimale kundrejt rrezikut të llahtarshëm.
Hashim Thaçi udhëheqë Kosovën me filozofinë e cubit. Ai nuk mbjell asgjë (sic mbillte Vllasi) as nuk ruan asgjë (sic ruante Rugova), ai thjesht përvetëson frytet e gatshme.
Kur ndalet e mendon njeriu, sheh se tri profesionet dominante të shqiptarëve janë: cubëria, bagëtia e bujqësia atëherë nuk ështe e habishme që këto filozofi dominuan Kosovën në 4 dekadat e fundit.