Gruaja dërgohet në morg, pas disa ditësh zbulohet se ishte gjallë

Një grua nga Afrika e Jugut përjetoi makthin e saj më të keq, kur menjëherë pas një aksidenti, u shpall e vdekur dhe u dërgua në morg. Por më vonë u zbulua se ishte gjallë dhe merrte frymë.
Kjo është pikërisht ajo që ndodhi me një grua të paidentifikuar që ishte plagosur rëndë në një aksident automobilistik pranë Johanesburgut më 24 qershor. Ekuipazhi i ambulancës private, tha se pavarësisht përpjekjeve të tyre për të shpëtuar jetën e gruas, ajo kishte marrë plagë të gjera dhe praktikisht nuk tregoi “asnjë formë të jetës”, raportoi Times Live nga Afrika e Jugut. Pas protokollit standard, infermierët thanë se nuk arritën të gjejnë një puls apo shenja frymëmarrjeje, duke e deklaruar të vdekur dhe më pas dërguan trupin në morgun shtetëror në Carletonville.

Ditë më vonë, një punëtor i morgut, i cili po ngarkonte trupat në frigoriferë, bëri zbulimin e frikshëm, duke parë që gruaja ishte gjallë. Gruaja u shpërngul nga morgu në një spital për kontrolle të mëtejshme, dhe autoritetet lokale thanë se nisën një hetim për të gjetur se kush është përgjegjës.

Ky skenar-horror si në filma nuk është tërësisht i pashembullt në Afrikën e Jugut. Shtatë vjet më parë, një burrë 50 vjeçar u zgjua duke ulëritur në një morg në Kepin Lindor, duke kërkuar që të hiqej nga ‘vendi i ftohtë’ pasi kaloi pothuajse 24 orë atje

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme