Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se është i pajtimit që bisedimet me Serbinë të udhëhiqen nga Presidenti Hashim Thaçi.
“Megjithatë kërkoj që të ketë unitet në këtë proces dhe të ketë përkrahje edhe nga opozita”.
Haradinaj e ka komentuar edhe deklaratën e kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq, e cila ka thënë se në procesin e dialogut duhet të përfshihen edhe Kina dhe Rusia.
Ai tha se procesi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të ketë rezultate konkrete. Sipas tij ky proces duhet të përkrahet nga ata që e kanë nisur sikurse NATO, BE dhe Shtete e Bashkuara të Amerikës.