Sipas statistikave të reja të publikuara nga Departamenti i Shtetit, më pak se 4500 shqiptarë u shpallën fitues të lotarisë për këtë vit, me një rritje të konsiderueshme nga 2400 të zgjedhur në vitin 2017, shkruan mapo.
Numri total i shqiptarëve që kanë aplikuar ka qenë 246,129 në vitin 2016, 315,842 në vitin 2017, dhe 367,230 vitin 2018.
Departamenti i Shtetit i publikon statistikat e aplikimeve një herë në tre vjet dhe Shqipëria rezulton një nga vendet me më shumë aspirantë për emigrim në SHBA nëse merren parasysh edhe përmasat e popullsisë.
I gjithë Ballkani ka njohur emigrim masiv përgjatë dekadave të fundit, por Shqipëria duket se mban rekord si për sa i përket numrit të atyre që ikën, ashtu edhe sa i përket numrit të atyre që ëndërrojnë ende të ikin.