Kuvendi i Kosovës dje ka miratuar rezolutën e propozuar nga Partia Socialdemokrate, e iniciuar nga deputeti Faton Topalli, për heqjen e kontrolleve kufitare për bashkatdhetarët.
Kjo rezolutë parasheh heqjen e procedurave të rregullta për periudhën 15 korrik 2018 – 15 shtator 2018.
Zbatimi i kësaj rezolute pritet ta lehtësojë qarkullimin e bashkatdhetarëve dhe do t’i japë fund pështjellimeve procedurale nëpër pikat kufitare, kolonave të gjata e pritjeve të mëdha.