Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se situata meteorolologjike do të stabilizohet gjatë javës së ardhshme, përjashtuar ditën e hënë dhe pjesërisht të martën, ku pritet të ketë reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.
Nga e mërkurja sërish do të ketë ngritje të temperaturave në të dy vlerat ekstremale duke iu përgjigjur mesatareve të viteve tjera.
Sipas institutit, të enjten sërish kushte për reshje shiu por që nuk do të reflektohen në uljen e vlerave termike.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius, përjashtuar dy ditët e para të javës ku maksimalet do të lëvizin ndërmjet 21-24 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi maksiamale deri 6m/s.