Thaçi nënshkruan Ligjin për Trepçën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë me dije se ka nënshkruar Ligjin për Trepçën pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Me këtë rast, ai tha se Kosova është vendburim i minierave e mineraleve të shumta, por Trepça si pasuri nacionale “vazhdon të mbetet e rëndësisë strategjike për ne”.

“Ligji i ri mundëson ristrukturimin e Trepçës dhe është në funksion të ngritjes së mirëqenies sociale për banorët e asaj ane dhe tërë Kosovës”, theksoi Thaçi, raporton Koha.net.

Presidenti tha se u janë përgjithmonë mirënjohës minatorëve, sepse me punën dhe sakrificën e tyre e mbajtën gjallë këtë gjigant të ekonomisë sonë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme