Italia investon 3 milionë euro në shëndetësinë kosovare

Grupi i spitaleve italiane, i përfaqësuar nga spitali pediatrik “Meyer”, nga Firence, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi dy vjeçare me Ministrinë e Shëndetësisë për forcimin e aftësive profesionale të personelit shëndetësor të repartit të Kardiokirurgjisë në QKUK.

Marrëveshja është pjesë e projektit 3 milionësh “Mbështetje për sistemin shëndetësor në Kosovë”, i financuar nga Qeveria italiane nëpërmjet Agjencisë Italiane për Bashkëpunim e Zhvillim.

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismajli, duke e konsideruar si shumë të rëndësishme këtë marrëveshje, u shpreh se sistemi shëndetësore në Kosovë ka nevojë për shumë investime, ndryshime dhe bashkëpunim ndërkombëtar.

Sipas tij, përmes kësaj marrëveshje mjekët e Kosovës, do të kenë mundësi të marrin shkathtësi dhe përvoja të reja nga qendrat më të njohura shëndetësore.

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Piero Cristofor Sardi u shpreh se objektivi i këtij projekti 3 milionë eurosh është forcimi i shërbimeve të kardiokirurgjisë pranë QKUK-së.

Drejtori i përgjithshëm i Spitalit Pediatrik “Meyer” të Firencës, Alberto Zanobini u shpreh se ky bashkëpunim me shëndetësinë kosovare është jo vetëm afrim mes stafeve mjekësore, por edhe investim në miqësinë e shtetit të Kosovës dhe Italisë.

“Sistemet sanitare janë një investim i madh në demokracinë dhe në forcimin e të drejtave të qytetarëve prandaj besoj që përmes këtij bashkëpunimi afrohen edhe më shumë jo vetëm dy stafet tona…Në fund është një investim edhe në miqësinë në mes dy popujve tanë dhe jo vetëm, por ta ndërtojmë shëndetësinë”, u shpreh ai.

Agjencia Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim, nesër do bëjë dorëzimin e aparaturave në vlerë prej 370 mijë euro për Klinikën e Kardiokirurgjisë në QKUK.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme