Ahmeti njofton OEAK-un me synimet ekonomike të Prishtinës

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizoi aktivitetin e radhës me kryetarin e komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, transmeton Koha.net.

Qëllimi i takimit kishte njoftimi i bizneseve anëtare të Odës Amerikane me planet e Komunës në lidhje me zhvillimin e qytetit si dhe me të arriturat e deritanishme në sektor të ndryshëm të ekonomisë.

Në adresimin e tij Ahmeti theksoi se Komuna e Prishtinës është bërë iniciatore si dhe zbatuese e projekteve më të ndryshme të cilat kanë për qëllim përmirësimin e aspektit social si dhe atij ligjor.

Theks të veçantë Ahmeti i ka kushtuar projektit për parkingun nëntokësor në vlerë 12-15 milionë euro i cili do të zhvillohet si rezultat i partneritetit publiko-privat, njofton kumtesa nga OEAK.

Krahas investimeve në infrastrukturë, Ahmeti njoftoi të pranishmit me planet kryesore të cilat janë në fokus për tre vitet e ardhshme të cilat përfshijnë zhvillimin e hartës zonale e cila parasheh krijimin e një mjedisi më të favorshëm për zhvillim të qytetit, zhvillimin e mëtejshëm të sektorit të shërbimeve si bartës i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik, si dhe ndërtimin e pesë (5) shkollave fillore në lagje të ndryshme në Prishtinë për të cilat infrastruktura fizike do të zhvillohet në konceptin e partneriteteve publiko-private.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme