A do ta njohë Izraeli pavarësinë e Kosovë? Përgjigjet ambasadorja

Ambasadorja izraelite në Beograd, Alona Fisher Kamm, sërish është deklaruar kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës dhe për zgjidhje paqësore e me kompromis të saj.

Të paktën kështu përcjell sot agjencia serbe e lajmeve Tanjug.

“Për Izraelin është me rëndësi që të arrihet zgjidhja paqësore për Kosovën”, ka thënë për këtë agjenci ambasadorja Kamm.

Ajo ka shtuar se është e sigurt se vizitën e vet të ardhshme në Beograd, presidenti i Izraelit, Reuven Rivlin, do ta shfrytëzojë për ta shfaqur shpresën për gjetje të zgjidhjes së kompromisit që do t’i kënaqë të gjithë.

Ambasadorja ka thënë se çështja e Kosovës, qëkur Izraeli është deklaruar rreth saj duke mos ia njohur pavarësinë, është bërë çështje marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Izraelit e Serbisë.

Presidenti i Izraelit të enjten shkon në Serbi, pas qëndrimit që do ta ketë në Kroaci.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme