Humbi fëmijët dhe burrin nga zjarri në Greqi, kjo është letra e nënës që po përlot botën

Zjarret që shkrumbuan pasditen e së hënës Matin në Greqi lanë pas mjaft histori tragjike për shumë familje

Një fat mjaft tragjik pati dhe një nënë e cila nga zjarri humbi burrin dhe dy fëmijët e mitur

Përmes një letre që është publikuar në mediat greke, gruaja ka ndarë me të gjithë momentet e tmerrit.

Vajza e saj, Evita, 13 vjeçe, u hodh nga shkëmbi në 15 metra lartësi në det, dhe gjeti vdekjen, për t’i shpëtuar flakëve që pushtuan Matin

Ndërsa djali 11 vjeç, Andreas, vdiq bashkë me babain e tij 54-vjeçar, Grigoris

Letra e nënës u lexua live në televizionin SKAI.

Po përpiqem të jem si vajza ime e vogël, e cila gjithmonë ishte një luftarake që provoi në çdo mënyrë. E di që Grigoris do të kishte bërë gjithçka për t’i shpëtuar.

Fakti që ai dështoi ishte thjesht vullneti i Zotit. Ende më kumbon në vesh zëri i frikësuar i “Kam frikë mami, jam shumë i shqetësuar, por do të qëndrojë i fortë.

Nuk dua që të vish, pasi gjithçka është mbyllur dhe ndoshta nuk ia del dot”. Unë u përpoqa t’i arrij ata, katër orë përpjekje që t’u afrohesha.

Më pas hoqa dorë nga përpjekjet, duke menduar që mos të rrezikoja as unë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme