Sot bëhen shtatë vjet që nga rënia e policit Enver Zymberi, i cili mbeti i vrarë pranë pikës kufitare me Serbinë, kur shteti i Kosovës tentoi ta shtrijë sovranitetin në veri në korrik të vitit 2011.
Për nderë të përvjetorit të tij, Policia e Kosovës ka organizuar sot një ceremoni përkujtimore,që do mbahet në Kompleksin e Drejtorisë së Përgjithshëm të Policisë në Prishtinë, në ora 10:00, njofton Klan Kosova.
Gjithashtu, në shënjim të përvjetorit të vdekjes së tij do të bëhen edhe homazhe nga kryeministri i Kosovës, te lapidari i heroit Enver Zymberi .
Ndërsa në ora 11:00, Policia e Kosovës bën homazhe te varrezat e fshatit Dubovc të Vushtrrisë si dhe viziton familjen e heroit.
Zymberi ishte polic i Njësisë Speciale të Forcave Policore të Kosovës që nga viti 2002. Ai u vra me 26 korrik 2011 në Leposaviq.
Enver Zymberi është shpallur hero i Kosovës me urdhër të ish-presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga, njofton Klan Kosova.