Mustafa: Baca Adem ishte një disident i pathyeshëm

Kritika janë drejtuar gjatë ditës në drejtim të zyrtarëve të LDK-së për pjesëmarrje të ulët në ceremonitë për Adem Demaçin.

Ndërkohë, Kreu i LDK-së Isa Mustafa, ka thënë se rezistenca e Demaçit për liri gjatë okupimit serb, do të përkujtohet e do të nderohet brez pas brezi nga qytetarët e Kosovës, por edhe më gjerë, raporton TV Arta.

Në një postim në Facebook, Mustafa shkroi se Baca Adem ishte një disident i pathyeshëm dhe një jokonformist që i duhej botës shqiptare.

“Në këto çaste, më bien ndërmend fjalët e Presidentit Rugova, i cili thoshte se: ‘Demaçi është shkrimtar i harmonisë shqiptare dhe njerëzore, humanist i madh’. Andaj, Baca Adem, u prehsh i qetë në dheun e Kosovës së lirë, për të cilën sakrifikove aq shumë!”, ka shkruar Mustafa.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme