Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytezën e Kuçovës, ku i lënduar nga mbetur një efektiv policie.
Polici është goditur nga një automjet, i cili pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes. Pavarësisht tentativës për arratisje, policia ka arritur ta kapë shoferin e ri rreth gjysëm orë më vonë. Identiteti i drejtuesit të makinës është zbuluar, ai quhet Ylli Luka.
Ky i fundit u ndalua nga policia për kontrollin e dokumentave. 37 vjeçari ka patur një konflikt me efektivin e policisë dhe pas sherrit është larguar duke e goditur punonjësin e rendit.