Të dielën parashikohet që Shqipëria të përfshihet nga i nxehti afrikan.
Sipas shërbimit “Meteoalb”, fusha termike do të ushqehet nga masa ajrore të nxehta nga ky kontinent, të cilat pritet të rrisin ndjeshëm temperaturat në Shqipëri.
Nga 29 korriku deri më 5 gusht, meteorologët thonë se termometri do të shënojë vlerat më të larta të vitit.
Ndërkohë që 20 ditët e fundit të gushtit, sipas shërbimit “Meteoalb”, pritet që temperaturat të jenë në vlerat tipike të muajit. Megjithatë nuk përjashtohet mundësia e ndonjë tre-ditëshi ku termometri të shënojë mbi 36°C.