Shpëtim Hajdaraj, djali i zyrtarit të vrarë të LDK-së, Smajl Hajdaraj, ka reaguar pas kritikave ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës, për mospjesëmarrjen e zyrtarëve të kësaj partie në varrimin e Adem Demaçit.
Shpëtim Hajdaraj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se mllefi ndaj LDK-së, ka qenë i pakuptimtë, duke shtuar se të gjithë e dinë se kush ka qenë në varrimin e Ibrahim Rugovës dhe zyrtarëve tjerë të kësaj partie.
Hajdaraj ka shtuar se nuk ia dëshiron vdekjen askujt, por ka thënë se derisa të qartësohen disa gjëra, refuzon që të ngushëlloj për vdekjen e Adem Demaçit.
“Sa për Ibrahim Rugovën , LDK-në , Ahmet Krasniqin , Smajl Hajdarajn, Xhemail Mustafën e plot e plot të tjerë , veprimtari Adem Demaçi do të jetonte edhe 1000 vite jetë (po ti jepte jetë Zoti), për qe do të ishin këta shkaktarë të mos jetesës së tij. Sot pashë mllef e nxitje të pashembullt nga “mediet” dhe analistë kundër LDK-së , sikur këta (mos e bë Zot) ta kishin vrarë bacën Adem. E kundërta ndodhi me shumë personalitete kombëtare. Ahmet Krasniqi u vra nja një muaj apo dy pas marrëveshjes në Oslo me bacën për bashkim e luftë të përbashkët shqiptarësh. E dimë të gjithë kush ka marr pjesë në varrim e kush jo”, ka thënë Hajdaraj.
Ai ka thënë se gjithashtu dihet se kush ka marrë pjesë edhe në varrimin e Ibrahim Rugovës, dhe kush e quante atë tradhtar.
“Ibrahim Rugova i kishte 3-4 tentim atentate , për shkak të veprimtarisë së tij politike , dhe fatmirësisht vdiq nga një vdekje natyrale (?) dhe të gjithë e dimë se kush ka marr pjesë në varrim e kush jo. Edhe kush e quante “tradhtar” para e pas vdekjes. Prapë heshtëm të gjithë, përfshirë edhe mediet nxitëse të përçarjes”, ka shkruar Shpëtim Hajdaraj.
Hajdaraj ka shtuar se nuk ia dëshiron vdekjen askujt, por ka thënë se derisa të qartësohen disa gjëra, refuzon që të ngushëlloj për vdekjen e Adem Demaçit.
“Sa për kritika parimore (?) të bacës për Ibrahim Rugovën , pesë pare nuk i jap. Edhe vet Ibrahim Rugova e çmonte kritikën si vlerë. Por si me ja ba që u vranë shumë personalitete kombëtare nga polarizimi i skajshëm shoqëror që mbizotëronte gjatë e pas lufte? Vdekjen nuk ja dëshiroj askujt , por deri të qartësohen shumë gjëra të liga , refuzoj të ngushëlloj”, ka thënë Hajdaraj.