Fatmir Limaj përballë kundër 13 dëshmitarëve

E martë 01 Nëntor 2016 – Sakte.net

Dy deklarata, të dytën me vetiniciativë, i ka dhënë Fatmir Limaj në prokurori para se t`i ngrihet aktakuza për krime lufte rreth vrasjes së dy shqiptarëve, Ramiz Hoxha e Selman Binishi, më datën 2 tetor të vitit 1998 në Malishevë.
Në bazë të aktakuzës, të cilën e ka siguruar “Koha Ditore”, ai ka mohuar çfarëdo përgjegjësie rreth këtyre vrasjeve, duke thënë se, në rend të parë, kanë mundur të kryhen nga kushdo në emër të UÇK-së, pasi që ishin kryer nga persona të maskuar, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ka thënë se nuk ka njohuri nën komandën e kujt kanë qenë fshatrat Bellanicë e Banjë prej nga janë marrë dy civilët dhe janë ekzekutuar në emër të UÇK-së, me arsyetimin se ishin “bashkëpunëtor të Serbisë”. Ai gjithashtu ka thënë se nuk ka qenë nën përgjegjësinë e tij për t’i hetuar këto vrasje, por e shtabit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme