Dje në Prizren një person i gjinisë mashkullore ka plagosur me armë zjarri një tjetër për shkak të një mosmarrëveshje. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari kryesor është arrestuar nga policia.
“Në vend ngjarje kanë dal të gjitha njësit përkatëse ku është gjet dhe konfiskuar një revole me 6 fishek dhe 2 gëzhoja. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, tha policia në raportin e sotëm 24 orësh, transmeton Gazeta Express.
Njoftimi i plotë i policisë:
Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka shtënë me armë zjarrit në drejtim të viktimës mashkull k-Shqiptar. Viktima ka pësuar lëndime në gju dhe është dërguar në tretman mjekësor në QKUK. Në vend ngjarje kanë dal të gjitha njësit përkatëse ku është gjet dhe konfiskuar një revole me 6 fishek dhe 2 gëzhoja. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.