Një person ka humbur jetë pas një aksideti të ndodhur sot në Prishtinë

B.I. i lindur më 1975 ka humbur jetë pas një aksidenti që ka ndodhur në rrugën ‘Qemal Stafa’ në Prishtinë.
Në këtë aksident të cilin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, janë përfshirë dy vetura, njëra me targa vendore dhe njëra me të huaja.

“Rreth orës 04:00 të mëngjesit në rrugën “Qemal Stafa” në Prishtinë ka ndodhur një aksident mes dy veturave – një Golf 4 me targa vendore dhe një Golf 5 me targa të huaja”.

“Si pasojë e aksidentit ngasësi i veturës me targa të huaja ka ndërruar jetë pas lëndimeve që ka marrë”, ka thënë zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, për lajmi.net.

Ahmeti ka thënë se ngasësi i veturës me targa vendore është arrestuar dhe se me rastin po merret hetuesia.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme