Edhe pse ka shumë besimtarë të konfesionit Islam, Maqedonia deri tani nuk ka pasur nevojë të hapë çështje që ngrisin temperaturat në vendet e Evropës Perendimore- mbajtja e simboleve fetare në administratë publike, shkruan e përditshmja maqedonase Utrinski vesnik, transmeton Aktuale.
Përveç Ligjit që lejon femrat myslimane të fotografohen për dokumente personale me mbulesë, nuk ekziston rregullativë tjetër për të drejta të tilla nëpër institucione tjera. A llogaritet shamia në dress-code-in diplomatic? – është dilemma që u paraqit pas përhapjes së informacionit se në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Maqedonisë punon një nga diplomatet, e kthyer nga udhëtimi zyrtar në Bruksel, e cila, sipas gazetës “teston në këtë mënyrë tolerancën institucionale, shkruan gazeta”. Bëhet fjalë për një diplomate të re e cila tashmë dhjetë vite punon në diplomacinë maqedonase, por pas qëndrimit në Belgjikë, kur është kthyer në MPJ ka ardhur e mbuluar me shami, që ka paraqitur befasi për kolegët.
“A kemi kodeks të veshjes në MPJP? Po kemi. Dihet se si duhet të vishesh si zyrtar ose diplomat. Do të thotë tip konzervativ, nuk duhet mëngë të shkurtër, nuk duhet femrat të kenë funde të shkurtë, duhet të kenë sako, këpucë të mbyllura dhe klasike… Jo të gjithë e respektojnë këtë kodeks të veshjes dhe cfarë ka paradoksale, del se pikërisht kjo kolege në fjalë që është me mbulesë, kjo më së shumti e respekton kodeksin”, thotë një diplomat i MPJ-së.
Siç bëhet e ditur, bëhet fjalë për një vajzë mjaft të talentuar dhe ambicioze, që flet shumë gjuhë të huaja, vendimin e së cilës shumë të punësuar në MPJ nuk e miratojnë, por e tolerojnë dhe respektojnë. Nga MPJ tashmë disa ditë nuk duan të dalin me qëndrim rreth kësaj çështjeje, e as me sqarim se vallë ky institucion e pranon këtë stil religjioz të veshjes.
“Askush asgjë nuk komentn, sikur kjo veshje të jetë normale. Ajo merr pjesë nëpër aktivitete dhe deri tani nuk kemi vërjetur se ka ndonjë reagim as në MPJ e as nga mysafirët e huaj. Ajo që nuk është e ndaluar, në parim është e lejuar”, komenton një diplomat tjetër.