Taravari: ASH-ja do ta mbështesë referendumin

Aaleanca për Shqiptarët do ta mbështesë referendumin e paralajmëruar, por mbajtja e referendumit është luks i cili do t’i kushtojë shtrenjtë shtetit, tha Arben Taravari, sekretar i përgjithshëm i partisë politike Aleanca për Shqiptarët.

Taravari në deklaratë për MIA-n e sqaroi qëndrimin për mbështetjen duke theksuar se partia e tij qëndrimin përfundimtar do ta thotë nga fundi i gushtit për kur është caktuar Kuvendi Qendror i partisë.

“Në parim, Aleanca për Shqiptarët do të prononcohet pozitivisht në referendum. Mosdhënia e mbështetjes në seancën parlamentare nga ana deputetëve tanë për shpalljen e referendumit ishte qëndrim me të cilin dëshironim të tregojmë se nuk ka nevojë për një gjë të tillë. Edhe pa edhe me referendum, deputetët përsëri duhet t’i votojnë ndryshimet në Kushtetutë të cilat janë cekur në Marrëveshjen e Prespës dhe obligimet të cilat dalin nga ajo. Në këtë mënyrë, shteti do të bëjë shpenzime të mëdha dhe luks të panevojshëm”, tha Taravari.

Ai vlerëson se të gjithë shqiptarët në Maqedoni do të prononcohen pozitivisht në pyetjen e referendumit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme