Pjetër Nrecaj ka kryer sonte një vrasje të dyfishtë, duke vrarë bashkëshorten dhe vajzën e tij 9 vjeçe. Këtë vrajse mësohet se ai e ka kryer në shtëpinë e prindërve të bashkështortes, të cilën e kishte rrahur para një muaji, e për të cilën gjë deri sot kishte qenë në paraburgim.
Burime policore në Gjakovë kanë bërë të ditur se çifti ishte në proces të shkurorzimit, pasi kishin probleme mes vete. Nrecaj kishte vuajtur një muaj paraburgim, dhe sot posa ishte liruar kishte shkuar në shtëpinë e prindërve të bashkëshortes, ku ajo po qëndronte me gjashtë vajzat e saj, duke shtënë me kallashnikov në drejtim të saj dhe vajzës së tyre 9 vjeçe. Që të dyja kanë ngelur të vdekura si pasojë e plagëve.
Policia e Gjakovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dorasin, dhe siç mëson Gazeta Metro nga burime brenda policisë, vrasësi është Pjetër Nrecaj nga fshati Bitesh i Gjakovës.
Nrecaj sipas burimeve brenda policisë, ka shkuar në shtëpinë e ish’bashkëshortes së tij, dhe në koridor të shtëpisë në lagjen Brekoc të Gjakovës, ka shënë me kallashnikov në drejtim të ish’bashkëshortes dhe vajzës së tij, duke lënë të vdekura të dyja, nënë e bijë, njëra 40 dhe tjetra 9 vjeçe.
Ndërsa, mësohet se ish’bashkëshortja e tij, po jetonte me familjen e saj, të cilën në Kosovë kishin ardhur për të jetuar nga Shqipëria, që nga paslufta.