Zbulohet edhe një zëvendësministër i ‘mençur’, përdorë ‘Ë’, në çdo fjalë

Zëvendësministri në Ministrinë e Shëndetësisë, Granit Abdullahu ka dorëzuar një raport 22 faqësh me plot gabime drejtshkrimore.

Zëvendësministri Granit Abdullahu, në raportin 100 ditor të punës së tij dorëzuar kryeministrit, të cilin e ka siguruar KALLXO.com , në një paragraf të vetëm me 3 fjali ai ka vendosur 15 ‘ë’ të tepërta duke mos numëruar edhe gabimet e tjera drejtshkrimor të cilat mund t’i shihni në paragrafin e mëposhtëm.

Abdullahu ka raportuar edhe për vizitën në qendrën psikosociale ‘Diakonia’ në Mitrovicë. Duke shpjeguar problemet që trajton kjo qendër, ai i ka treguar kryeministrit edhe cilat janë pasojat e psikotraumatologjisë në një shoqëri duke marrë shembuj nga lufta e parë botërore.

“2 milionë ushtarë gjerman të vdekur, 1.4 milionë ushtarë francezë të vdekur, 1.7 milionë ushtarë rusë të vdekur, 1 milion ushtarë britanikë të vdekur, 1.2 milionë ushtarë austro-hungarezë të vdekur, 20 milionë viktima të luftës”, ka shkruar Abdullahu në raportin e tij.

Granit Abdullahu ka përmendur në raport edhe takimet ditore që i ka pasur në zyre.

“I nderuari kryeministër, Ramush Haradinaj, në zyre kam shumë takime ditore të ndryshme me palë të ndryshme, për kërkesa të shumllojshme, duke u nisur nga ajo me më pak rëndësi te ato që janë shumë me rëndësi”, ka shkruar Abdullahu.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme