Ka marrë hakun e babait të vrarë 19 vite pas ngjarjes. Kur ishte 5 vjeç, babai i Miraim Isës do të qëllonte për vdekje babanë e Ismet Alidinit. Ngjarje kjo e ndodhur në 1997 në fshatin Orgjos të Kukësit.
Një vrasje që kishte kaluar në harresë, nëse nuk do të kishte ndodhur një episod i pakëndshëm të shtunën e javës që mbyllëm.
Miraim Isa do të përballej me autorin e vrasjes së tij pak para mbrëmjes së të shtunës. Gjatë një debati të ndodhur në fshatin Orgjos, Isa do ti drejtohej Alidinit se “mirë ja ka bërë babai im që vrau babin tënd”. Kaq ka mjaftuar për të ngjallur një hasmëri të vjetër.
Pak orë më parë, Alidini me një thikë me vete ka shkuar tek dasma që po zhvillohej në fshat. Aty ka gjetur edhe objektivin e tij, Miraim Isën, të cilin e ka qëlluar disa herë me thikë, duke ndërruar jetën pak orë më pas në spitalin e Kukësit.
Autori i vrasjes është vënë në pranga dhe ka rrëfyer gjithë ngjarjen, duke treguar edhe për provokimin që i ishte bërë.