Pejë: Katër të arrestuar për armëmbajtje pa leje

E martë 01 Nëntor 2016 – Sakte.net

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona për armëmbajtje pa leje.

“Në periudhën kohore prej tre ditësh në katër lokacione të komunës së Pejës, në fshatrat Vitomiricë, Zagerm, Ramun dhe Bllagajë, policia ka konfiskuar  pesë armë pa leje me ç’rast janë arrestuar katër persona të dyshuar dhe ndaj secilit prej tyre janë iniciuar katër raste për këto vepra  penale”, thuhet në njoftimin e policisë nga rajoni i Pejës.

Armët dhe dëshmitë tjera të konfiskuara nga policia.

Njësitet e rëndit theksojnë se “ende është brengë për të gjithë ne, posedimi dhe përdorimi i armëve në mënyrë të kundërligjshme nga ana e qytetarëve”.

“Armët pa leje në duart e qytetarëve, ende mbesin burim i rrezikut serioz për vetë qytetarët dhe shoqërinë kosovare në tërësi”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme