Gjermania jep grant 6.5 milionë euro për krijimin e vendeve të punës në bujqësi

Ministria e Financave ka njoftuar se sot do të mbahet ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes Grant “Shërbime Financiare për Krijimin e Vendeve të Punës në Sektorin e Bujqësisë, Fondi për Garantimin e Kredive III” në vlerë 6.5 milionë euro.
Marrëveshja do të nënshkruhet nga ministri i Financave, Bedri Hamza dhe ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt.

Pas nënshkrimit të Marrëveshjes do të ketë edhe prononcim për media.

Ceremonia e nënshkrimit do të mbahet në Ministrinë e Financave – Ndërtesa e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme