Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka refuzuar si të pa bazuar ankesën e avokatit mbrojtës kundër caktimit të masës së paraburgimit prej një muaji, për të dyshuarin A.B.
Në këtë mënyrë gjykata e shkallës së dytë, e ka lënë në fuqi aktvendimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë – Dega në Skenderaj, njofton Gjykata e Apelit, përcjell Klan Kosova.
A.B. po dyshohet nga ana e prokurorisë se ka kryer veprën penale “Kanosje”.
Bëhet fjalë për personin që ka kanosur ditë më parë familjen e Presidentit, Hashim Thaçi.
“Gjykata e Apelit, gjen se gjykata e shkallës se parë, ka dhënë arsye të mjaftueshme, mbi bazën ligjore për të cilën ka caktuar masën e paraburgimit ndaj tij, konform dipspozitave të Kodit të Procedurës Penale të Republikës se Kosovës”, thuhet në kumtesë.