Vajza e Val Zekajt, Melisa: Kemi argumente për Hashim Thaçin dhe Ali Ahmetin

“Çdokush që beson në drejtësi është optimist edhe babi është shumë optimist . Në këtë drejtim beson se shpejtë ka me ndodh diçka dhe ka me dal e vërteta në shesh dhe do të kthehet këtu. Edhe pse nuk dimë asgjë saktë vetëm mundem me thanë se shpresa vdes e fundit po beson edhe ai që do të del”, thotë në një intervistë për Gazetën Lajm, Melisa Zekaj, vajza e Val Zekajt, i cili po gjykohet si anëtar i Grupit të Kumanovës për ngjarjet e majit të vitit të kaluar në Lagjen e Trimave.

Artikulli i plotë të gazetës “Lajm” dhe intervistën me Melisën.

Gazeta Lajm ka vizituar në Pejë familjen e Val Zekajt, ish-ushtarit të shquar të UÇK-së, njërit prej të arrestuarëve të Grupit të Kumanovës. Bëhet fjalë për familje të njohur dhe të suksesshme në Pejë dhe rrethinë. Bashkëbiseduam me vajzën e Val Zekajt, Melisa Zekajn, studente në Universitetin e Prishtinës dhe shkrimtare e re shpresëdhënëse nga Kosova. Ajo hedh poshtë të gjitha spekulimet se babai i saj dhe shokët e tij kanë shkuar të luftojnë në Kumanovë për interesa materiale. Kërkon që të mos bëhen lojëra dhe paralajmëron se do të nxjerrin në shesh argumente që komprometojnë presidentin kosovar Hashim Thaçi dhe kryetarin e BDI-së në Maqedoni, Ali Ahmetin.

Lajm: Melisa, tani një vjet e gjysmë babai juaj është në burg si po e përjetoni ju si familje?

Melisa Zekaj: Po normal si familje neve na mungon jo veç familjes po gjithë Pejës,  gjithë njerëzit që janë mësuar me atë e ndjenjë mungesën çdo ditë e më shumë, shpresojmë se do të kthehet sa më shpejtë që të jetë e mundur, të bëhet diçka dhe të kthehet drejtësisë populli dhe jo vetëm populli por dhe dy shtetet R. Maqedonisë dhe R. Shqipërisë dhe jo vetëm ai por i gjithë grupi që ka marr pjesë në luftimet e 9-10 Majit të vitit të kaluar.

Lajm: Kur jeni takuar për herë të fundit dhe si ka qenë takimi juaj?

Melisa: Personalisht  e kam parë para një muaji edhe ishte mjaftë mire,me shëndet është gjithmonë mirë,nuk ka problem nuk e lajnë keq për asgjë as për ushqim as gjendja shëndetësore, kryesisht ka qenë shumë mirë.

Lajm: Si është disponimi i tij, a është optimist se gjithçka do të përfundoj mirë dhe do të lirohet?

Melisa: Çdokush që beson në drejtësi është optimist edhe babi është shumë optimist . Në këtë drejtim beson se shpejtë ka me ndodh diçka dhe ka me dal e vërteta në shesh dhe do të kthehet këtu. Edhe pse nuk dimë asgjë saktë vetëm mundem me thanë se shpresa vdes e fundit po beson edhe ai që do të del.

Lajm: Sa jeni të kënaqur nga ajo se si po vepron mbrojtja në këtë rast, avokatët?

Melisa: Avokatët janë mjaftë mirë, ne e kemi avokatin tonë Mufailin është mjaftë i mirë edhe nuk ka kërkuar kurrë kompensim material prej Valit, as prej dy tjerëve që është duke i mbrojtur. Ai shkon, i viziton, kujdeset, bisedon edhe me neve, jemi shumë të kënaqur si sillet ai me neve dhe me Valin. Mirëpo na kanë brengosur informacionet se dikush nga mbrojtja po mbledh mjete në diasporë në emër të këtij rasti dhe ato nuk po ua shpërndan familjeve dhe avokatëve tjerë, por i mban për vete.

Lajm: Ka pasur spekulime nëpër opinion se gjoja qëllimi për të shkuar në Kumanovë për të luftuar kanë qenë paratë. Sa janë të sakta, cili ishte qëllimi i vërtetë?

Melisa: Me shumë siguri mundem me të siguruar  ty edhe çdokujt se babi atje nuk ka shkuar për para ose kompensime material pasi që i ka pas mjaftë kushtet mirë. Por ai gjithmonë kur kemi qenë të vegjël na ka mësuar  se atdheu është në rend të parë, edhe ai e ka pas atë mbi të gjitha mbi familjen, mbi çdo njeri dhe mbi vetveten . Andaj nuk ka pas qëllim të keq, e as qëllim për të përfituar për veten, por vetëm qëllime të mira për popullin shqiptar. Andaj nuk di qysh dikush mundet me parashtruar  si dilemë se ka mundur me shku ai atje për para, ose për ndonjë përfitim tjetër. Ne si familje kemi shumë argumente komprometuese edhe për Ali Ahmetin edhe për Hashim Thaçin, si për rastin e Kumanovës edhe për raste tjera. Të gjitha ato do t’i publikojmë së shpejti, prandaj kërkojmë që familjarët tanë të mos preken dhe të mos dënohen pa bazë.

Lajm: Ju jeni dhe shkrimtare e re dhe shpresëdhënëse. Cilat janë angazhimet tuaja momentale në këtë lëmi?

Melisa: Po unë muajin e shkuar e kam nxjerrë librin tim në botim përmes internetit, siç e keni nxjerr dhe ju në gazetën tuaj dhe jam shumë e kënaqur me sa ka arritur libri. Krejt këtë sukses ia kam dedikuar babait tim , kam dashur  me tregu sa shumë mundem me bë për atë, edhe pse kjo është shumë pak, sa ai ka bërë për mua. Unë nuk do të ndalem edhe sa ma shumë me botuar dhe me shkruar për atë edhe kisha pas dëshirë me shkruajtë për atë dhe grupin dhe me bë një vëllim më të madh ose diçka më interesante./Gazeta Lajm

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme