Rakic e përsërit prapë: Nuk kemi frikë nga shqiptarët, do të mbrojmë me jetën tonë Mitrovicën e Veriut,

Këtë e thotë Goran Rakic, lideri i Listës Serbe, i cili në një intervistë pët “Informator” thotë se serbët kurrë nuk do të jenë pjesë e një shteti të rrejshëm në Kosovë.


Sipas tij, njerëzit në provincën jugore serbe nuk kanë frikë as nga tanket e shqiptarëve, sepse e dinë se nuk ka kërmij në Beograd, por burrë shteti të mëdhenj.

Si e vlersoni qëndrimin e kancelares gjermane Angela Merkel se nuk ka ndryshim në kufijve në Ballkan do të thotë se Serbia nuk ka asgjë në Kosovë?

Rakic: Nuk është ky qëndrim i ri. Ajo që Angela Merkel tha është vetëm një vazhdim i politikës së vjetër të Gjermanisë ndaj interesave të Serbisë në Kosovë. Megjithatë, fakti është se ky qëndrim është pjesërisht pasojë e lëvizjeve destruktive të pothuajse nga opozita aktuale. Unë do të thoja nga Vuk Jeremic, Dragan Djilas, Sasha Jankovic, Bosko Obradovic .

Shqiptarët, nga ana tjetër, pretendojnë se Kosova mbetet brenda kufijve aktualë dhe planifikojnë tashmë investime të mëdha në veri të Kosovës?

Rakic: E kam thënë tashmë, por do të përsëris, do të mbrojmë me jetën tonë Mitrovicën e Veriut nga përpjekjet për të prishur strukturën etnike nga jugu i Kosovës, nën maskën e investimeve dhe të zënë hapësirat.

A keni frikë se pas qëndrimit të Gjermanisë, shqiptarët me të vërtetë do të përpiqen të detyrojnë dhunshëm në veri të Kosovës dhe a mund të shkaktojnë konflikte të reja?

Rakic: Unë mund të shpresoj vetëm se kjo nuk do të ndodhë. Sepse nëse kjo ndodh, duhet ta dimë se ky nuk është vendimi i shqiptarëve, por i Perëndimit. Pra, do të tregojnë se paqja në këtë rajon nuk është në interes të tyre.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme