Gjenerali i Ushtrisë Serbe, Ljubisha Dikoviç, është takuar sot me komandantin e KFOR-it, Salvatore Cuoci, ku kanë diskutuar lidhur me gjendjen e sigurisë në Kosovës, shkruan Gazeta Express.
Sipas Dikoviç gjendja e sigurisë në Kosovë është e brishtë megjithatë thotë se Serbia i pranon forcat ndërkombëtare në Kosovë si një faktor të rëndësishëm për garantimin e stabilitetit dhe sigurisë së popullit serb në Kosovë, raporton Danas.
Ky takim është zhvilluar në aeroportin e Nishit, ku është diskutuar për bashkëpunimin ndërmjet ushtrisë serbe dhe KFOR-it, dhe për situatën e sigurisë në vijën kufitare ndërmjet Kosovës deh Serbisë./Express/
Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/dikovic-takohet-me-komandantin-e-kfor-it-diskutojne-per-sigurine-e-serbeve-ne-kosove-569529/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright