Daut Haradinaj e ngatërron datën e shpalljes të pavarësisë së Kosovës

Deputeti nga partia e AKK-së Daut Haradinaj,  gjatë fjalimit ne seancën e jashtëzakonshme të  Kuvendit të Kosovës ka ngatërruar datën e pavarësisë së vendit

Ai teksa ka thënë se do ta votoj ekipin për dialogun në fazën finale me Serbinë, nëse kufijtë e Kosovës nuk ndryshojnë dhe vazhdojnë të mbesin të njëjtë sikurse kur ishte shpallur pavarësia e Kosovës “në vitin 2007”.

“Votën e keni mirëpo me kusht që nuk do te dilni përtej kufijve, më te cilët është shpallur pavarësia e Kosovës, me 17 shkurt 2007”shkruan Insajderi.

Seanca  e kuvendit ka shkuar në pauzë, teksa nuk është e qartë nëse Qeveria i ka numrat për votimin e këtij ekipi. Kujtojmë që opozita ka bojkotuar këtë seancë me arsyetimin se është thirrur seanca për ekipin e dialogut me qëllim që ta pengojë rezolutën kundër idesë së Thaçit; korrigjimin e kufijve mes dy vendeve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme