Kurti: Kosova shtet i kapur, Teuta Rugova peng

Albin Kurti, lideri i Vetëvendosjes, ka thënë se Kosova është shtet i kapur.

Në një postim në Facebook, ai ka komentuar edhe veprimin e fundit të deputetes së LDK-së, Teuta Rugova, që doli kundër qëndrimit të partisë duke marrë pjesë në seancën e ftuar nga qeveria për të votuar ekipin qeveritar për dialogun me Serbinë.

Me pjesëmarrjen e saj ajo ia mundësoi kuorumin pozitës.

Për këtë, Kurti ka thënë se Rugova është e marrë peng para qytetarëve.

“Kosova është shtet i kapur, kurse Teutë Rugova është e marrë peng para syve të dy milionë qytetarëve”, ka shkruar ai.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme