Në një reagim të kësaj partie është thënë se Alternativa nuk e përkrahë Thaçin si udhëheqës të bisedimeve me Serbinë.
“Alternativa e përgënjeshtron lajmin e rrejshëm për gjoja takimin e Kyetares së Partisë Mimoza Kusari-Lila me z. Thaçi. Lufta speciale e pushtetit në rënie nuk do të ketë sukses.Ia përkujtojmë opinionit publik që Alternativa në asnjë rrethanë nuk e përkrahë z. Thaçi të udhëheqë bisedimet me Serbinë, dhe aventurën e tij të rrezikshme për zhbërjen e Kosovës nëpërmjet ‘korrigjimit të kufijve’”.
“Alternativa, së bashku me partitë e tjera opozitare, do t’i bashkërendis hapat e përbashkët për ruajtjen e Kosovës në kufijtë aktual”, thuhet në reagimin e Alternatives.