Vuçiq flet për investime milionëshe në Trepçë

“E di çka doni të dëgjoni, por nuk mund t’jua them”. Kështu iu është drejtuar presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq qindra qytetarëve të cilët kishin dalë ta prisnin vizitën e tij në Leshak.

Presidenti serb Vuçiq, në fshatin Leshak ka deklaruar se shteti i Serbisë do të vazhdojë me investime në mënyrë që qytetarëve t`u mundësohet qëndrim afatgjatë në vendbanimet e tyre.

Ai ua ka premtuar atyre se do të investojnë në Trepçë dhe në hapjen e fabrikës së baterive.

“Problemi themelor është papunësia, e këtë problem se shpejti do ta përmirësojmë””, ka thënë Vuçiq.

“Jo vetëm që do të ndërtojmë konvikt për 150 – 200 fëmijë për shkollën e bujqësisë. Do të investojmë para të mëdha në Trepçë, 13 milionë euro, që d.m.th. qëndrim afatgjatë i njerëzve këtu”, ka thënë Vuçiq para qytetarëve në Leshak.

“Do të hapim fabrikë të baterive në Leposaviq për 300 të punësuar”, u ka premtuar qytetarëve presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq.

Vuçiq në Ujman deklaroi se duhet të ruhet stabiliteti dhe t`i përmirësojnë raportet me shqiptarët.

Presidenti i Serbisë ka folur edhe për integritetin territorial të Kosovës, ku e ka cituar kacelaren e Gjermanisë Angela Merkel, e cila është kundër lëvizjes së kufijve në Ballkan.

“Nëse Angela Merkel flet për pacenueshmërinë e integritetit territorial të Kosovës, kush jemi ne të themi ndryshe!”, ka thënë Vuçiq.

“Duhet të ruajmë paqen pasi kjo gjendje do të vazhdojë gjatë, andaj duhet të shikojmë të ardhme pasi kufijtë do të jenë më pak të rëndësishëm në Evropë”, ka deklaruar Vuçiq.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme